Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Z.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunimi” për më shumë se tre vjet.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën 16-vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.
Palët janë njoftuar nga Gjykata se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Paraburgim ndaj të dyshuarit që dhunoi një 11-vjeçare në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një 14-vjeçareje në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim personit që sulmoi seksualisht një të mitur
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim të të miturës në Ferizaj