Gjykata Themelore në Ferizaj të premten i ka caktuar masën e paraburgimit F.I., i cili dyshohet se e ka dhunuar një 11-vjeçare gjatë periudhës janar – shkurt 2025.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, F.I. nga fundi i muajit janar 2025 deri në fillim të muajit shkurt 2025, në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajt, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit “T”, pronë e të dyshuarit, e ka detyruar të miturën 11-vjeçare që të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.
“...në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj ku i dyshuari shiste cigare – gjëra ushqimore, e kishte marrë të dëmtuarën e kishte quar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual dhe sipas të dëmtuarës rast i njëjtë kishte ndodhur edhe një herë tjetër para disa ditëve”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
-
Kërkohet paraburgim për “dhunim”, i dyshuari dhe viktima të mitur
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj
-
Paraburgim të dyshuarit për dhunim në një motel në Ferizaj
-
Paraburgim të dyshuarit për dhunim të një vajze me aftësi të kufizuara mendore
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që dhunoi të miturën në Gjilan