Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit D.S., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi ndaj një të miture.
Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi se i pandehuri, më 20 nëntor të këtij viti e ka keqpërdorur seksualisht të miturën në shtëpinë e tij. Ndërkohë seanca për këtë çështje në këtë Gjykatë është mbajtur me dyer të mbyllura për media, të martën. Ndërkaq rastin e dhunimit të 14-vjeçares e kishte lajmëruar nëna e saj nga Ferizaj.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që dhunoi të miturën në Gjilan
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Ferizaj
-
Nga një muaj paraburgim dy të miturve të dyshuar për dhunim të një vajze në Ferizaj