Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar shtetasin kosovar, Arian Lluka, i cili kërkohej nga autoritetet e Kosovës për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Lajmin e ka bërë të ditur të martën ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sanchez, ku tha se arrestimi është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar “El Dorado” në Bogota nga policia kolumbiane, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të INTERPOL-it.
Sipas tij, Lluka konsiderohej objektiv me vlerë të lartë për rajonin e Ballkanit dhe për misionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, duke e cilësuar arrestimin si rezultat të rëndësishëm të bashkëpunimit kundër krimit ndërkombëtar.
Autoritetet kolumbiane kanë bërë të ditur se hetimet tregojnë se gjatë periudhës 2023-2026, i dyshuari kishte lëvizur nëpër shtete të ndryshme duke përdorur dokumente me identitet serb, në përpjekje për t’iu shmangur kontrolleve ndërkombëtare dhe drejtësisë.
Ministri kolumbian theksoi se ky operacion dëshmon kapacitetin e Kolumbisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll efektiv të migracionit përballë kërcënimeve globale, duke përgëzuar policinë dhe autoritetet e përfshira për profesionalizmin dhe koordinimin ndërkombëtar.
Edhe
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë
Siç raportohet, Lluka është i dënuar për një vrasje të rëndë para disa vjetësh në Pejë.
Pamje nga arrestimi:
𝐑𝐄𝐓𝐄𝐍𝐈𝐃𝐎 𝐎𝐁𝐉𝐄𝐓𝐈𝐕𝐎 𝐃𝐄 𝐀𝐋𝐓𝐎 𝐕𝐀𝐋𝐎𝐑 𝐁𝐔𝐒𝐂𝐀𝐃𝐎 𝐏𝐎𝐑 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐏𝐎𝐋
En el Aeropuerto Internacional El Dorado, nuestra @PoliciaColombia realizó la retención por Notificación Roja de INTERPOL del ciudadano kosovar Arian Lluka, requerido por las… pic.twitter.com/w09n98ullT
-
Serbia për arrestimin e Mentor Mustafës: Dyshohet për krime lufte, Koci kërkon angazhim të institucioneve të Kosovës
-
Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
MPJD-ja për arrestimin e Selmanit në Serbi: Kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë presion për lirimin e tij