Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar në Aeroportin e Rinasit një 43-vjeçar nga Kosova, që kërkohej nga Spanja.
B.B. i lindur në Gjakovë dhe me banim në Amsterdam, ishte dënuar në korrik me burgim për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
“Në Rinas, si rezultat i koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi, i shtetasit B. B., 43 vjeç, lindur në Gjakovë, Kosovë dhe banues në Amsterdam, Holandë. Gjykata Qendrore e Instruksionit (Hetimit) nr. 1, pranë Audiencës Nacionale të Madridit/Spanjë, në korrik 2026, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike, parashikuar nga Kodi Penal Spanjoll. Nga hetimet e zhvilluara nga Policia Gjyqësore Spanjolle është bërë i mundur identifikimi i një organizate kriminale të qëndrueshme, e cila dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës, e vendosur kryesisht në Costa del Sol dhe me aktivitet në zona të ndryshme të territorit kombëtar. Shtetasi B. B. dyshohet se është implikuar në transportin e lëndës narkotike”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
-
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për plagosje në Istog
-
Tjetër zjarr në jug të Shqipërisë, flakët kaplojnë resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
-
Rrihen mes vete burrë e grua në Prishtinë, lirohen në procedurë të rregullt
-
Dy aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Plagoset një person në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati