Arbëri

KFOR-i për serbin e rrëmbyer: Jemi në dijeni, policia ka nisur hetim dhe mbetemi në kontakt të ngushtë

KFOR

Pas plagosjes dhe rrëmbimit të serbit brenda territorit të Kosovës, KFOR-i në Kosovë thotë se janë në dijeni të këtij rasti. Në një përgjigje të shkurtë për KOHËN, thonë se Policia e Kosovës ka nisur hetim për këtë rast dhe se janë në kontakt të ngushtë për këtë çështje.

“Jemi në dijeni të këtyre raporteve. Situata e sigurisë në Vijën Kufitare Administrative (ABL) është e qetë. Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë qëllim me disa subjekte, përfshirë KFOR-in. PK-ja ka koordinuar aktivitetet e saj përkatëse në anën e Kosovës të ABL-së me KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo përditësimet tjera
Leposaviq xhandarmëria serbe

Një serb dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës

Një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V. i nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur...