Policia ka njoftuar se të martën në mbrëmje është informuar nga KFOR-i gjerman se e ka ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe aty ka thënë se bashkë me vëllain kanë qenë duke prerë dru.
Edhe i dyshuari i dytë është paraqitur në polici. Pas inicimit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“KALIM I ILEGAL I KUFIRIT. Fsh. Zajqevc, Kamenicë / 18.08.2026 – 20:00. Policia ka pranuar një informatë nga KFOR-i gjerman se kanë ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, i cili ka deklaruar se bashkë me vëllain e tij kanë qenë duke prerë dru. Pas ftesës në stacion ka ardhur edhe i dyshuari i dytë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.
-
Aksion për mbrojtjen e pyjeve, konfiskohen drunj të prerë kundërligjshëm
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve për legalizim të kontrabandës me dru
-
Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro