Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, ka njoftuar se ushtarët e tij do të vazhdojnë patrullimet e rregullta gjatë ditës dhe natës, duke siguruar prani të vazhdueshme në veri të vendit dhe në tërë zonën e përgjegjësisë.
Në një postim në Facebook, KFOR-i ka shkruar mbetet vigjilent, duke ruajtur informimin e vazhdueshëm mbi situatën dhe duke ndihmuar në stabilitetin e rajonit.
“Këto veprime të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”, thuhet në njoftim.
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm
-
KFOR-i amerikan patrullon në veri
-
KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë, pas konstatimit për përmirësim të situatës së sigurisë