Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.B., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh për veprën penale të fajdes.
Sipas prokurorisë, A.B. dyshohet se që nga viti 2019 e deri më 6 gusht 2025 ka ushtruar presion ndaj viktimës B.L., duke përfituar mbi 12 mijë euro, pas dhënies fillestare të një borxhi prej vetëm 100 euro.
Hetimet tregojnë se i dyshuari ka ushtruar presion psikologjik dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj viktimës, duke kërkuar shuma të mëdha parash në këmbim të borxhit fillestar. Përmes telefonatave, takimeve fizike dhe presionit ndaj familjarëve të viktimës, A.B. ka arritur të përfitojë në mënyrë të jashtëligjshme mijëra euro.
Më 6 gusht, A.B. u arrestua në flagrancë nga Policia e Kosovës, pasi pranoi 5,000 euro të tjera në emër të kamatës, në kuadër të një operacioni me masa të veçanta hetimore.
Prokuroria njofton se i dyshuari ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material viktimës dhe kërkon që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit, për të parandaluar ndikimin në dëshmitarë apo përsëritjen e veprës penale.
-
Aktakuzë për fajde në Prizren, vetëm në emër të kamatës viktimës i merren mbi 400 mijë euro
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde dhe detyrim
-
Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për fajde në Prizren, njëri dyshohet se goditi policin e këmbësoren
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamata