Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masë paraburgimi ndaj të pandehurit me inicialet A.P., për veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Prokuroria, është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri ka marrë pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë kundër një personi në Gjakovë nën dyshimin për trafikim me njerëz
-
Në Gjakovë arrestohet një burrë, dyshohet për trafikim me njerëz
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që grabiti një person me thikë në Gjakovë
-
Grabiti dhe kërcënoi me vdekje, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Gjakovë
-
Paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe plagosje me thikë në Gjakovë