Një muaj paraburgim i është caktuar A.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje në Gjakovë.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në kërkesën e Prokurorisë, ndër të tjera ceket se i pandehuri A.M. me datën më 1 qershor 2026, rreth orës 17:50, prapa këndit të lojërave në Gjakovë, në bashkëkryerje me të miturit I.A. dhe A.A., duke vepruar si anëtar i një grupi të armatosur dhe me përdorim të forcës e kanosjes serioze, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka grabitur të dëmtuarin e mitur E.B. (i lindur 2009). Gjatë ngjarjes, i pandehuri e ka goditur disa herë të dëmtuarin me thikë në krahun e majtë dhe, së bashku me të miturit e tjerë, e ka sulmuar fizikisht, ndërsa nën kërcënimin e thikës i ka marrë çantën e krahut, nga e cila ka përvetësuar portofolin me 115 euro. Si pasojë e sulmit, të dëmtuarit i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Me këtë vendim, i pandehuri A.M., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 2 qershor 2026 deri më 1 korrik 2026.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunimin e një të miture në Gjakovë
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë