Një burrë në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
Në këtë rast thuhet se është identifikuar një viktimë e cila është trajtuar sipas procedurave.
“Gjakovë, 2023-2024, 21:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave. Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues”, thuhet në raportin e Policisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.