Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.P., për veprën penale “trafikimi me njerëz’’.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri A.P., nga muaji marsi i vitit 2021, e deri me datë 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale me të cilën ngarkohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet një muaj paraburgim ndaj të pandehurit për trafikim me njerëz në Gjakovë
-
Në Gjakovë arrestohet një burrë, dyshohet për trafikim me njerëz
-
Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz
-
Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjilan
-
Arrestohet në Podujevë një i dyshuar për trafikim me njerëz