Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega në Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M. nga Rahoveci, për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.S.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje, i pandehuri kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte e shuplaka në kokë dhe në pjesë të trupit, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.
Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.M., ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë që rrahu bashkëshorten
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë
-
30 ditë paraburgim pasi rrahu gruan e tij në Gjakovë
-
Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan në Gjakovë
-
Gjakovë, rrahu gruan shtatzënë me shtetësi hungareze, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit