Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjakovë, rrahu gruan shtatzënë me shtetësi hungareze, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

paraburgim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.B.

Ai dyshohet se më 26 gusht në Gjakovë, në shtëpinë e përbashkët, ka rrahur dhe lënduar shtetasen hungareze T.J.G, grua shtatzënë.

Me të ishte duke bashkëjetuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë është duke kërkuar masën e paraburgimit prej dy muajve ndaj një burri dhe një gruaje që dyshohet se rrahën një shtetase hungareze, grua shtatzënë.

Rasti sipas Prokurorisë ka ndodhur më 26 gusht në shtëpinë e përbashkët, ku jetonin çifti.

“Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj në vazhdimësi nga i pandehuri, e dëmtuara kishte dalë nga shtëpia dhe kishte tentuar që të ikë për tu kthyer në shtetin e saj në Hungari, ku të njëjtës i është vënë pas i pandehuri duke e kthyer dhunshëm në shtëpi, të cilën e mbyll në dhomë duke e goditur me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor te lëshuar nga reparti i emergjencës së Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 30 gusht 2022”, thuhet nga Prokuroria.