Prokuroria themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin A.J. për “lëndim të lehtë trupor”.
Sipas njoftimit, më 21.08.2022 në shtëpinë e tyre të përbashkët, A.J., i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij, S. J., ku pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, në lidhje me organizimin e ditëlindjes se vajzës së tyre, i pandehuri e ka sulmuar të dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë të ndryshme të trupit.
Prokurori i rastit ndaj A. J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që sulmoi fizikisht bashkëshorten për higjienë në shtëpi
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten në Gjakovë
-
Gjakovë, një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim
-
Një muaj paraburgim ndaj kosovarit që dyshohet se rrahu e dhunoi gruan në Slloveni