Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S.G., nën dyshimin se dhunoi një grua në Gjakovë në fundjavë.
Sipas kërkesës së Prokurorisë për paraburgim, thuhet se më “12 nëntor rreth orës 17:30 në Gjakovë, S.G. detyron një grua të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, duke e kërcënuar atë me thikë”.
Viktima e paraqiti më pas rastin në polici.
“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Dhunimi” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale. I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 13 nëntor 2023 dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor 2023. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet nga Gjykata Themelore e Gjakovës.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Një muaj paraburgim 54-vjeçarit që dyshohet për dhunimin e 13-vjeçares në Istog
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjakovë