Gjykata Themelore në Pejë të shtunën i ka caktuar një muaj paraburgim 54-vjeçarit T.P., i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”.
I pandehuri dyshohet se ka dhunuar një 13-vjeçare në një fshat të Istogut.
Sipas njoftimit të Gjykatës, paraburgimi do të zgjasë deri më 28 shkurt.
“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Istog
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e të miturës
-
Arrestohen dy të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Istog
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës