(Përditësuar 10:25) - Prokuroria Themelore e Pejës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e raportimit se një burrë në Istog është dhunuar nga tre burra të tjerë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ndërsa ndaj tre personave është iniciuar rasti për veprën penale të dhunimit.
“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të japim më shumë informata”, thuhet në njoftimin e Prokruorisë Themelore të Pejës.
Një burrë në Istog ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga tre të tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Istog ka raportuar për dhunim seksual nga tre të tjerë. Sipas personit që e ka raportuar rastin, fillimisht ndaj tij është ushtruar dhunë fizike e më pas është dhunuar seksualisht.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Edhe
Arrestohen dy të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Istog
“Rasti është raportuar më 25 gusht, rreth orës 21:00. Viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se fillimisht ndaj tij është ushtruar dhunë fizike nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, e më pas, sipas deklarimit të tij, është kryer dhunimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, me urdhër të të cilit kanë nisur hetimet.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.