Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë

paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.I., për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Prokuroria njofton se më 28 mars në Komunën e Gjakovës, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij V.I.

“Pas disa mosmarrëveshjeve të momentit, i pandehuri e merr një bluzë dhe me të e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e shtrënguar rreth qafës dhe duke e kërcënuar se do ta mbysë, ku pasi hyn brenda në dhomë fëmijët e tyre, i pandehuri e lëshon në tokë të dëmtuarën dhe gjersa e njëjta ishte e rrezuar, i pandehuri e godet me grushte në fytyrë, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.I., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.