Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sh. Th., për shkak të dyshimit se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij, E.B.
Sipas njoftimit të Prokurorisë të premten, pas një fjalosjeje që ka ndodhur mes dy bashkëshortëve rreth higjienës së shtëpisë, i dyshuari e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke e goditur me grushte.
“Pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me te dëmtuarën, dhe pas një fjalosje që kishin pasur të njëjtën ditë rreth higjienës së shtëpisë, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Th., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga 1 maji.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë që rrahu bashkëshorten
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten në Gjakovë
-
Gjakovë, rrahu gruan shtatzënë me shtetësi hungareze, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
-
Kërkohet paraburgim ndaj burrit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij shtatzënë