Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër të pandehurit A.K. nga Komuna e Gjakovës, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” (Dhunë në Familje).
Prokuroria njofton se më 08.04.2019, në banesën e tyre në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, “i pandehuri A.K. i shkakton lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte në tërë trupin, goditje këto të cilat kanë vazhduar edhe më shumë kur e dëmtuara me zë të lartë ka kërkuar ndihmë, dhe kështu e njëjta ka lëndime në të dy duart dhe në supin e djathtë”.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K. ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë që rrahu bashkëshorten
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë
-
30 ditë paraburgim pasi rrahu gruan e tij në Gjakovë
-
Kërkohet 1 muaj paraburgim për rrahje të bashkëshortes në Rahovec
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten në Gjakovë