Shtatë zyrtarë të Komunës së Pejës janë ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Pejë.
“Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, gjatë ditës se sotme fillimisht ka shoqëruar në stacionet policore përkatëse shtatë zyrtarët e dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.
Të ndaluarit e sotëm janë: Arianit Krasniqi., drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës; Mustafë Nila., drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës; Mentor Beqiri., inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës; Argjent Lleshi, zyrtar ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës; Osman Kollqaku, ish-punëtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës; Plarent Trakaniqi, dhe Faton Bajselmani, gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
-
Aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve, dyshohen për lëshimin e lejeve ndërtimore e këmbim të pronave
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre ndaj 10 zyrtarëve komunalë në Pejë
-
Inspektorati ndalon punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
-
Arrest shtëpiak ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe ish-drejtoreshës së Kadastrës në Gjakovë
-
Katër zyrtarë të arrestuar në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës