Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë pasdites të së dielës në Bogë të Rugovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KOHËN se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike.
“Policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Bogë të Rugovës. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një motor i borës, i cili është ndeshur në një shtyllë elektrike. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.
Ai ka shtuar se rrethanat se si ka ndodhur rasti po hetohen.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes motoçikletës dhe veturës në Podujevë
-
Katër të lënduar në aksidentin në Ozdrim të Pejës
-
Prindërit dhe dy fëmijët, të lënduar nga rrëshqitja e një guri mbi veturën e tyre në Pejë
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Pejë, njëra e Policisë
-
Gjashtë të lënduar në një aksident në Pejë