Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në një aksident midis tri automjeteve në Kishnicë

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur të mërkurën në fshatin Kishnicë.

Në këtë aksident të përfshira ishin tri automjete, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.