Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani me fitore të madhe “Europa League”

Ac milan

Milani ishte në disavantazh në ndeshjen ndaj Olympiacosit prej minutës së 31-të kur portieri Mike Maignan shënoi autogol. 

Më pas ishte duke humbur 2:0, pas shënimit të Jota Silvas në minutën e 49-të. 

Por në fund Milani festoi, pas fitores 4:2 në udhëtim tek Olympiacosi grek, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës. 

Omari Hutchinson, Alphadjo Cisse, Christian Pulisic dhe Diego Moreira, realizuan katër herë në pjesën e dytë për përmbysjen e jashtëzakonshme të rezultatit. 

Ardon Jashari e kompletoi ndeshjen në mesfushën e Milanit.  Milani i ka gjashtë pikë në pesë ndeshje.