Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me burgim dhe gjobë katër personat e akuzuar për veprën penale grabitje. F.S. dhe L.M. më 3 korrik të 2019-s, në rrugën “Kumanova” në Gjilan, kishin hyrë në shtëpinë e personit S.K. dhe të maskuar, me thikë dhe revole për të vjedhur para dhe ari por nuk kishin arritur t’i gjejnë ato.
Të njëjtit, tetë ditë më vonë, në Postën e Kosovës, në rrugën “Balzaku”, në Gjilan ishin futur të maskuar dhe kishin kryer grabitje, duke marrë 300 euro. Ata janë dënuar me tetë vjet burgim dhe me nga 3.000 euro gjobë.
Ndërsa, të akuzuarit e tjerë, L.S. dhe S.H. më 1 korrik 2019 deri më 3 korrik, kishin ndihmuar dy të pandehurit e lartcekur për kryerjen e veprës, duke i udhëzuar për vendin dhe shtëpinë ku duhet grabitur. L.S. dhe S.H. janë dënuar me nga dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe 500 euro gjobë.
-
Tetë vjet burgim për të akuzuarin për grabitje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve
-
Dy persona në Gjilan dënohen me 9 vjet burgim për vjedhje
-
27 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për 4 të akuzuar për grabitje në Ferizaj
-
Aktakuzë për grabitje ndaj dy personave
-
Vodhën 20 mijë euro, arrestohen tre persona