Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tetë vjet burgim për të akuzuarin për grabitje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

Aktakuzë dhe burgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me vjet burgim të akuzuarin S.I., për kryerjen e veprave penale: grabitje dhe mbajtja në pronësi, në kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Në njoftimin e gjykatës të martën bëhet e ditur se S.I., kishte kryer grabitje të armatosura në dy raste të ndara, në janar dhe në nëntor të vitit 2022.

Në grabitjen e parë në një pikë karburanti në rrugën Gjilan-Prishtinë, ai kishte arritur të grabiste 250 euro.

“Me datë 16.01.2022, rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë në pikën e karburanteve “V. Petrol”, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, ka grabitur para nga i dëmtuari B. R., në atë mënyrë që i njëjti me maskë në fytyrë dhe i veshur me rroba të zeza, me armë në dorë ka shkuar tek kjo pikë karburante me kanosje ka marr nga i dëmtuar shumën 250 Euro para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërkaq në rastin e dytë, që ka ndodhur në nëntor në një market në Gjilan, i akuzuari ka arritur të grabitë 2,350 euro dhe 50 franca zvicerane.

Edhe Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje me armë në një market në Gjilan Kronikë Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje me armë në një market në Gjilan

“Me datë 28.11.2022, rreth orës 22:20 minuta në magjistralen Prishtinë – Gjilan në Marketin “T.” në dalje të Gjilanit, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, hynë i armatosur me pistoletë dhe i veshur me maskë në fytyrë dhe nën kanosjen me armë arrin që nga punëtori – arkëtari të i merr 2350 Euro dhe 50 Franga Zvicerane dhe nga situata e krijuar, intervenojnë punëtorët e këtij marketi, konfrontohen me të pandehurin dhe arrin që fillimisht të dyshuarin të shtrijnë për tokë e pastaj ia marrin pistoletën të cilën po e mbante në dorë dhe pas kësaj të njëjtin e mbajnë të shtrirë derisa në vend ngjarje arrijnë njësitë policore për të arrestuar”, thuhet në njoftim.

Atij i është konfiskuar edhe pistoleta e tipit Browing 7.65 mm dhe një karikator me katër fishekë.