Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.I. dhe E.D., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “grabitja” nga neni 317 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës ata duke e kërcënuar me sëpatë dhe thikë, një burri ia kanë grabitur një zinxhir të qafës.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit A.I. dhe E.D., me datën 18 janar 2025, në Gjilan, me qëllim të dobisë pasurore të kundërligjshme, me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, me mjet të rrezikshëm sëpatë dhe thikë, kryejnë grabitje në dëm të të dëmtuarit A.A, në atë mënyrë që fillimisht e thërrasin të takohen, hyjnë në veturën e tij dhe kërkojnë nga i njëjti që të lëvizë në drejtim të parkingut të banesave, ku pasi i dëmtuari kundërshton, i pandehuri A.I. nën kërcënimin e sëpatës, ndërsa i pandehuri E.D., nën kërcënimin e thikës, arrijnë që të njëjtit nga qafa t’ia marrin zinxhirin e arit, tentojnë t’ia marrin edhe zinxhirin e dorës, e më pas në veturë marrin edhe një orë dore, zbresin nga vetura e të dëmtuarit dhe largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Të pandehurit sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan gjenden në masën e paraburgimit që nga data 19 janar 2025.
-
Arrestohen dy të rinj, ia grabitën një burri një zinxhir qafe duke e kërcënuar me sëpatë
-
Gjilan, dyshohet se duke e kërcënuar me sëpatë një personi ia grabitën zinxhirin dhe orën dorës
-
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Aktakuzë ndaj dy personave në Rahovec për grabitje