Policia e Kosovës ka arrestuar dy të rinj në Gjilan nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “grabitje”.
Ata dyshohet se duke e kërcënuar me sëpatë dhe thikë, ia kanë grabitur një burri një zinxhir qafe dhe një orë dore.
“Njësiti i Hetimeve Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 19.01.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar meshkuj kosovar E.D. (viti i lindjes 2002) dhe A.I. (viti i lindjes 2002), të dyshuar për përfshirje në rastin grabitje”, thuhet në njoftim.
Rasti thuhet se ka kishte ndodhur një ditë më parë, me datën 18.01.2024.
“Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë për grabitje ndaj dy personave
-
Gjilan, dyshohet se duke e kërcënuar me sëpatë një personi ia grabitën zinxhirin dhe orën dorës
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Gjilan e rajone të tjera, njëri shtetas i Shqipërisë
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, u përleshën fizikisht me mjete të forta pune
-
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma