Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dy persona me gjithsej 9 vjet burgim dhe 2.400 euro gjobë, për vjedhje të rëndë, mbajtje në pronësi të armëve, shitje të armëve dhe posedim të narkotikëve.
Sipas njoftimit të gjykatës të enjten, të akuzuarit me inicialet I.A., dhe E.H., me datë 15.11.2020, pas mesnate, në fshatin Malishevë të komunës së Gjilanit, kanë kryer vjedhje të rëndë në dëm të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë që me përdorimin e forcës me një mjet të fortë, kanë hapur një dritare në katin përdhese, duke depërtuar brenda, duke marrë nga aty një kasafortë, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë pumparic, një pushkë karabinë, 15 fishekë të kalibrit 12A, 33 fishekë të kalibrit 9mm dhe 57 fishekë LR.22.
“Të akuzuarit të njëjtën ditë në mënyrë të paautorizuar e në shkelje të ligjit të zbatueshëm për armët kanë tentuar të shesin armët e vjedhura”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
-
Katër persona dënohen me gjithsej 21 vjet burgim në Gjilan
-
Arrestohen në Gjilan pesë të dyshuar për vjedhje të rëndë, rikthehen gjësendet e vjedhura
-
Në një shtëpi në Gjilan vidhet kasaforta me ari në vlerë 15 mijë euro dhe dy armë zjarri
-
Vidhen 27 euro nga një kishë në Gjilan
-
7 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë ndaj të pandehurve për vjedhjen në Teqenë e Madhe në Gjakovë