Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka dënuar me 27 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë katër të dyshuar për grabitje.
Të dënuarit janë Xh.S., Sh.R., M.B., F.G..
“Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Habib Zeqiri – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, Konform nenin 76 të KPRK-së, të pandehurve Xh.S., Sh.R., M.B., F.G., i shpalli fajtor dhe të njëjtit i gjykoi për veprën penale të përshkruara si më lartë, të pandehurit Xh.S., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro; të pandehurit Sh.R., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro; M.B., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro; F.G., i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët thuhet se kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Ankesa thuhet se duhet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.
-
Themelorja në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim
-
Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një person në Pejë
-
2 vjet burgim e 21 mijë euro gjobë tre personave për rastin “Brezovica 1”
-
17 vjet burgim ferizajasit për vrasjen e 2022-s
-
Dardan Krivaça dënohet me 4 vjet burgim për vjedhje