Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me dy vjet burgim dhe 21 mijë euro gjobë tre persona të dyshuar për rastin e njohur si “Brezovica 1”.
D.M. dhe H.B. janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa L.V. për ndotjen, degradimin e shkatërrimin e mjedisit.
Dy zyrtarët u dënuan me nga një vit burgim secilin dhe gjobë prej 500 eurosh. Po ashtu ndaj tyre u mor vendim që t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik prej një viti, duke llogaritur periudhën pas vuajtjes së dënimit. Ndërkaq të dy janë liruar nga akuza për veprën penale në bashkëkryerje të keqpërdorimit të pozitës.
L.V. u dënua me një vit burgim, por që dënimi s’do t’i ekzekutohet nëse ai për dy vjet nuk kryen vepër penale. Ai është gjobitur edhe me 20 mijë euro.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetëditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
-
27 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për 4 të akuzuar për grabitje në Ferizaj
-
“Brezovica 1”, dënohen me 65 mijë euro tre të akuzuarit që pranuan fajësinë për shkatërrim të mjedisit
-
Shpallen fajtorë 13 ish-zyrtarë policorë të veriut, gjashtë lirohen nga akuza
-
Tre persona ndalohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga Vitia
-
Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare