Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Brezovica 1”, dënohen me 65 mijë euro tre të akuzuarit që pranuan fajësinë për shkatërrim të mjedisit

Të akuzuarit B.I., N.K. dhe A.I., janë dënuar 65 mijë euro për veprën penale “ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

Gjykatësi i kësaj çështjeje Ilir Bytyqi, ka njoftuar se të akuzuarit më 30, 31 janar 2024, kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, i akuzuari B.I., është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro.

Njëkohësisht, ai është obliguar të bëjë kompensimin e dëmit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri, në shumë prej 10 mijë euro, të gjitha në afat prej 30 ditëve nga pranimi i marrëveshjes për pranim fajësie nga ana e Gjykatës.

Sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, i akuzuari N.K., është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtw muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit, u zëvendësua në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro, të cilat do t’i paguaj në afat prej 30 ditëve nga pranimi i marrëveshjes për pranim fajësie nga ana e Gjykatës.

Edhe 2 vjet burgim e 21 mijë euro gjobë tre personave për rastin “Brezovica 1” Kronikë 2 vjet burgim e 21 mijë euro gjobë tre personave për rastin “Brezovica 1”

Po ashtu, sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, i akuzuari A.I., është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro, në afatin ligjor prej 30 ditëve.

Gjithashtu i akuzuari është obliguar të bëjë kompensimin e dëmit për drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri, në shumë prej 10 mijë euro, të gjitha në afat prej 30 ditëve nga pranimi i marrëveshjes për pranim fajësie.

Paraprakisht, avokatët e tyre Fatlum Podvorica, Bajram Morina dhe Skender Musa janë pajtuar me veçimin e kësaj procedure, pasi që të mbrojturit e tyre kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Po ashtu, të njëjtit si dhe prokurori i çështjes Rasim Maloku, kanë propozuar që gjykata të aprovojë këtë marrëveshje, ngase sipas tyre është bërë në vullnet të plotë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme të të akuzuarve me mbrojtësit e tyre.

Më pas, gjyqtari Bytyqi ka aprovuar këtë marrëveshje dhe njoftoi se të njëjtit dënohen sipas marrëveshjes së nënshkruar mes tyre dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit D.M., avokati Dalip Bega tha se pas administrimit të provave do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturit të tij dhe se do të rezultojë me aktgjykim lirues.

Edhe Pacolli ngre shqetësime për dy raste shpronësimi në Ferizaj Arbëri Pacolli ngre shqetësime për dy raste shpronësimi në Ferizaj

Mbrojtësi i të akuzuarit H.B., avokati Elmaz Zenuni, fjalën hyrëse e kishte përgatitur në formë të shkruar të cilën ua dorëzoi palëve në procedurë.

Mbrojtësi i të akuzuarit R.H., avokati Mexhid Syla deklaroi se në këtë fazë të procedurës nuk do të lëshohet në fjalë hyrëse siç e përcakton kodi procedurës, pasi që do të arrihet marrëveshje për pranimin e fajësisë për shqyrtimin e radhës, ku gjykata do të njoftohet me kohë.

Mbrojtësi i të akuzuarit F.G., avokati Arsim Bilalli tha se konsideron fuqishëm që gjatë shqyrtimeve gjyqësore do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturit të tij, i njëjti tha se do të vërtetohet se ndërtimi i objektit në fjalë është bërë konform dispozitave përkatëse.

Mbrojtësi i të akuzuarit L.V., avokati Betim Shala, tha se do të vërtetohet se veprimet e të mbrojturit të tij, nuk përmbushin asnjë nga elementet themelore të veprës penale, i njëjti tha se gjatë shqyrtimeve gjyqësore do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturit të tij.

Të akuzuar në këtë aktakuzë të rastit “Brezovica 1” janë D.R., D.M., H.B., S.G., N.K., F.G., B.I., R.H., L.V., G.S. dhe A.I.

Edhe Gjobë e burgim kompanisë dhe zyrtarit për mashtrim të një bujku Kronikë Gjobë e burgim kompanisë dhe zyrtarit për mashtrim të një bujku

Të akuzuarit D.M., H.B., A.I., R.H., B.I. dhe F.G., janë deklaruar të pafajshëm.

Shqyrtimi fillestar për këtë rast ishte mbajtur më 28 qershor 2023 pasi kishin dështuar 12 seanca paraprake. /BetimipërDrejtësi