Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 17 burgim të pandehurin Q.J., i akuzuar për veprat penale "vrasje" dhe "mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve".
Sipas Themelores, për vrasje është dënuar 16 vjet burgim e 1 vit e 6 muaj për armë.
Në njoftimin e së martës thuhet se të pandehurit do t'i vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë.
Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, i pandehuri rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, para hyrjes së një marketi kishte privuar nga jeta tash të ndjerin G.H. dhe e kishte vënë në rrezik jetën e M.L.
Vrasja thuhet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
Artikuj të ngjashëm
-
19 vjet burgim ndaj F.V. për vrasjen që ndodhi në vitin 2021 në Mitrovicë
-
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë