Gjykata Themelore në Ferizaj- Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., duke e dënuar me dënim unik prej 16 vjet e 6 muaj burgim për sulm seksual ndaj të miturve.
Gjykata njofton se aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Shabi Idrizi teksa i akuzuari u dënua për dy vepa penale të “Sulmit seksual” në vazhdimësi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër veprën e parë, i akuzuari sipas njoftimit u dënua me 10 vjet burgim, njëjtë edhe për veprën e dytë penale. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 16 vjet e 6 muaj burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“I pandehuri B.S., akuzohet se: në vazhdimësi për periudha qershor – dhjetor të vitit 2024 dhe më datë 1-2 janar 2025 si dhe muajt janar – shkurt të vitit 2025, në kohë të pacaktuara për qëllime seksuale ka prekur duke i sulmuar seksualisht të dëmtuarit e mitur, viktima të ndjeshme të moshave kryesish 12 dhe 13 vjeçar, të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se konform nenit 366, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të KPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit e cila do të zgjas deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.