Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me burgim prej 3 vjet e katër muaj të akuzuarin E.K, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.
Ai është dënuar edhe me gjobë prej 800 eurosh ndërsa sipas njoftimit të gjykatës i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 02 korrik e vitit të kaluar.
“Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme gjykuese Blerta Kelmendi, ka shpallur aktgjykimin përmes video- lidhjes/video-incizimit, ndaj të pandehurit E.K., për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhja”. Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 (tetëqind) euro dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 4 (katër) muaj, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02.07.2025”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Tre vjet burgim ndaj D.F. për përvetësim në detyrë
-
Katër vjet e gjysmë burgim shtetasit të Shqipërisë, për vjedhje në disa fshatra të Gjakovës
-
Arrestohet një i dyshuar për 11 vjedhje të rënda, një tjetër në arrati