Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka intervistuar një të dyshuar për një rast dhunimi që thuhet se ka ndodhur para më shumë se 6 muajsh në Pejë.
Sipas raportit të Policisë një grua ka raportuar se më 10 shkurt të këtij vitit pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale më të dyshuarin më të cilin ka qenë lidhje dashurie.
“Dyshohet se në muajin shkurt viktima f/k, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj me të dyshuarin m/k me të cilin ishin në lidhje dashurie”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari thuhet se është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu Policia ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një të dyshuar për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur më 5 shtator në Prishtinë.
“Lidhur me rastin, më 28.09.2026 është arrestuar i dyshuari m/k dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
-
Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur
-
Dyshohet për dhunë seksuale ndaj bashkëshortes, arrestohet një person në Pejë
-
Raportohet për dhunimin e një gruaje në Pejë, arrestohet i dyshuari