Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Le suspect interrogé pour un viol survenu en février a été remis en liberté selon la procédure habituelle.

VIOLATION

Photo : illustration

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka intervistuar një të dyshuar për një rast dhunimi që thuhet se ka ndodhur para më shumë se 6 muajsh në Pejë. 

Sipas raportit të Policisë një grua ka raportuar se më 10 shkurt të këtij vitit pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale më të dyshuarin më të cilin kishte lidhje dashurie. 

“Dyshohet se në muajin shkurt viktima f/k, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj me të dyshuarin m/k me të cilin ishin në lidhje dashurie”, thuhet në raportin e Policisë. 

I dyshuari thuhet se është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu Policia ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një të dyshuar për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur më 5 shtator në Prishtinë. 

“Lidhur me rastin, më 28.09.2026 është arrestuar i dyshuari m/k dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.