Tri raste të ndara për keqtrajtim të fëmijëve janë iniciuar në 24 orët e fundit në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë.
Policia në raportin 24-orësh, të martën, ka bërë të ditur se në Prishtinë është arrestuar një grua pasi ka dalë bashkë me fëmijën e saj të kërkojë lëmoshë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt.
Në Prizren, një i mitur derisa ka qenë në vuajte të dënimit, e ka denoncuar nënën e tij se e ka braktisur. Sipas Policisë, ai ka deklaruar se si pasojë e braktisjes, ka devijuar dhe është marrë me vjedhje për çka edhe është duke vuajtur dënimin. Rasti njoftohet se është duke u hetuar.
Ndërkaq në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë janë hasur katër fëmijë duke kërkuar lëmoshë. Më pas njoftohet se janë identifikuar edhe prindërit ku është arrestuar nëna e tyre, nën dyshimin se i ka keqpërdorur fëmijët. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.
-
Dy prindër arrestohen për keqtrajtim të fëmijëve, një dërgohet në Psikiatri
-
Dërgohen në polici dy gra që u hasën duke kërkuar lëmoshë me fëmijët e tyre
-
Arrestohen dy gra pasi kishin shfrytëzuar fëmijët për të kërkuar lëmoshë
-
E mitura kërkon lëmoshë në Prizren, arrestohet babai
-
Arrestohen prindërit, fëmijët e tyre u panë duke kërkuar lëmoshë