Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen prindërit, fëmijët e tyre u panë duke kërkuar lëmoshë

Arrestim

Dy prindër janë arrestuar në Gjakovë për keqtrajtim të fëmijëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmijët e tyre janë vërejtur duke kërkuar lëmoshë. Rasti ka ndodhur më 31 janar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër pasi që të njëjtit nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijëve të tyre të cilët afër Qendrës Tregtare, janë vërejtur duke kërkuar lëmoshë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi PK-ja.