Dy raste për keqtrajtim të fëmijëve janë raportuar në Deçan dhe Gjakovë të mërkurën.
Sipas raportit të Policisë në Deçan është arrestuar e dyshuara pasi që e njëjta është hasur së bashku me fëmijën e saj të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Gjakovë lidhur me planin operativ “identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” është arrestuar e dyshuara dhe janë identifikuar tri vajza të mitura të cilat janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy prindër arrestohen për keqtrajtim të fëmijëve, një dërgohet në Psikiatri
-
Iniciohen raste të keqtrajtimit të fëmijëve në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë
-
Arrestohen prindërit, fëmijët e tyre u panë duke kërkuar lëmoshë
-
Arrestohet një grua në Gjakovë, e detyroi fëmijën të kërkojë lëmoshë
-
Një grua në Graqanicë arrestohet se keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur