Një grua në Graqanicë është arrestuar pasi dyshohet se e njëjta ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur. Pasi i është bërë testi i alkoolit, ajo doli se ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, fëmijëve iu është dhënë ndihma mjekësore në praninë e një punonjësi social ndërsa e dyshuara u dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur. Të njëjtës i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Braktisje e fëmijëve”.
-
Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijës
-
Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijëve, njërit i jepet ndihmë mjekësore
-
Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, viktima kthehet në shtëpi, i dyshuari lirohet
-
Lirohet në procedurë të rregull babai që u arrestua për dhunë fizike ndaj vajzës së mitur
-
Një i mitur arrestohet në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur