Policia e Kosovës ka njoftuar se e është liruar në procedurë të rregullt një burrë i cili të enjten u arrestua nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Rasti, i cili është cilësuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, ka ndodhur në Obiliq dhe në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se palët kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Palët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia po e kërkon një burrë që dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë ndaj fëmijëve
-
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
-
Keqtrajtoi vajzën e mitur të bashkëshortes, arrestohet i dyshuari
-
Dyshohet për dhunimin e një të miture në Lipjan
-
Arrestohet një vajzë në Mitrovicë pasi e rrahu një të mitur