Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dërgohen në polici dy gra që u hasën duke kërkuar lëmoshë me fëmijët e tyre

Policia e Kosovës ka dërguar në stacionet e Prishtinës dhe të Pejës dy gra të cilat janë parë me fëmijë duke kërkuar lëmoshë.

Të dyja rastet janë regjistruar të enjten paradite.

Pas intervistimit në polici, rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Rastet sipas raportit 24-orësh të PK-së:

Prishtinë 27.10.2022-10:00. Është shoqëruar në polici e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur në rrugë bashkë me fëmijën e saj duke kërkuar lëmoshë. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

Pejë 27.10.2022-11:00. Është shoqëruar në polici e dyshuara femër kosovare bashkë me dy fëmijë , pasi që janë hasur në rrugë duke kërkuar lëmoshë. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.