Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Rahovec.
Ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia të hënën.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkohë një burrë është raportuar i zhdukur në Pejë.
Ai thuhet se ka dalë nga shtëpia më 2 gusht.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se prindi i tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.
Të dy rastet thuhet se janë nën hetime.