Një person është arrestuar të mërkurën pasi dyshohet se nga qershori i vitit 2025 e deri më 13 gusht 2026, në Prizren dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, ka kanosur dhe shantazhuar një grua, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se bashkë me Policinë me masa të veçanta hetimore arrestuan në flagrancë të dyshuarin S.Q. Ai kishte përfituar nga viktima rreth 50 mijë euro duke e shantazhuar.
Në njoftimin e Prokurorisë sqarohet se i dyshuari përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp, ka ushtruar presion ndaj të dëmtuarës, duke e kërcënuar me publikimin dhe dërgimin te familjarët të materialeve që, sipas pretendimeve të tij, do t’i cenonin nderin dhe autoritetin.
“Në këtë mënyrë, i njëjti ka kërkuar dhe ka arritur të sigurojë mjete financiare, në shumën deri në 50 mijë euro, të cilat e dëmtuara dyshohet se i ka siguruar, ndër të tjera, edhe përmes shitjes së arit të marrë nga nëna dhe familjarët e saj, me qëllim përmbushjen e kërkesave të të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, i pandehuri dyshohet se ka vazhduar komunikimet e padëshiruara dhe kërcënuese ndaj të dëmtuarës, duke i shkaktuar asaj frikë dhe shqetësim të madh emocional, si për veten ashtu edhe për anëtarët e familjes së saj.
Edhe
Ndalohet për 48 orë arsimtari nga Dragashi i dyshuar për spiunazh
I pandehuri gjendet në ndalim 48 orësh.
Lidhur me rastin janë sekuestruar 21 mijë e 100 euro, një veturë dhe dy telefona celularë.