Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin për pranim të ryshfetit në sektor privat.
Policia ka njoftuar se i dyshuari në cilësinë e qytetarit ka pranuar ryshfet duke i premtuar viktimës që do t’i ndihmojë për marrjen e patentë shoferit.
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë pas aplikimit të masave të veçanta ka arritur të sigurojë prova relevante se i dyshuari ka kryer vepër penale.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy zyrtarë arrestohen nën dyshime për dallavere me testin për patentë-shoferë
-
Arrestohet një zyrtar publik për ryshfet
-
Ndalohen dy zyrtarë publikë në Prishtinë, dyshohen për manipulim në test për patentë-shofer
-
Keqpërdorime me patentë shoferë, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve
-
Arrestohet një serb në Vërmicë, u ofroi ryshfet zyrtarëve në kufi