Dy zyrtarë publikë janë arrestuar të enjten në Prishtinën nën dyshimin se kanë kërkuar dhe kanë marrë para nga një person me pretendimin se ai ta kalojë provimin teorik për patentë-shoferë.
Siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, dy zyrtarët janë ndaluar për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Personat e ndaluar janë zyrtar publik të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ,nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave (cash), në atë mënyrë që i dëmtuari ta kaloj testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik”, thuhet në njoftim.
Ndaj tyre u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh.
-
Ndalohen dy zyrtarë publikë në Prishtinë, dyshohen për manipulim në test për patentë-shofer
-
Arrestohen tre zyrtarë nga dy autoshkolla dhe një ekzaminere
-
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për dallavere në testin për patentë shofer
-
Aksion i Prokurorisë në Prishtinë, katër të arrestuar nën dyshime për keqpërdorim detyre dhe ryshfet
-
Arrestohet një zyrtar publik për ryshfet