Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin se tentuan të bënin dallavere në testin për patentë shofer.
Siç ka njoftuar Policia, një person kishte tentuar të hynte në testin me shkrim në emër të një personi tjetër.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Pas veprimeve policore janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sekuestruar prova materiale, përfshirë dy telefona celularë dhe 2,000 euro para të gatshme që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuar janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy zyrtarë arrestohen nën dyshime për dallavere me testin për patentë-shoferë
-
Ndalohen 10 zyrtarë, të dyshuar për dallavere me patentë-shoferë
-
Dyshime për keqpërdorim në testin për patentë shofer, sekuestrohen pajisje komunikuese
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Arrestohet një i dyshuar për dallavere në tenderin për pajisje të Policisë